Fjalime
| maj 2013 | ||||||
| H | Ma | Më | E | P | Sh | D |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Kryeministri Thaçi: Shteti i ynë Republika e Kosovës, qeveria e saj janë të gatshme të udhëheqin të gjitha segmentet e një shteti modern
15.06.2010Memorandumi i Mirëkuptimit për Transferin e Qendrës së Inteligjencës Financiare te ministria e Ekonomisë dhe Financave, tregon për përgatitjen dhe zotimin tonë për të luftuar të gjitha veprat, të cilat kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit theksoi mes tjerash kryeministri Thaçi në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumin e Mirëkuptimit për Transferin e Qendrës së Inteligjencës Financiare të EULEX-it, në Njësinë e Inteligjencës Financiare të Republikës së Kosovës më shumë
Kërkoj të fuqizoni Kosovën, qytetarët dhe institucionet e saja që të fillojmë fazën tjetër të historisë sonë thekson kryeministri Thaçi para anëtarëve të GND-së
14.06.2010Me lejoni të ju rikujtoj se unë, si kryeministër, i respektoj dhe i çmoj shumë këshillat dhe ndihmën tuaj për vendin tim. Ju mund të mbështeteni në përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve për qeverisje të mirë, për sundim të ligjit, për luftë të pakompromis kundër të gjitha dukurive negative, për zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe mirëqenie qytetare, dhe për perspektive të qartë për integrime euro-atlantike. Kosova dhe qytetarët e saj janë krenar që liria e tyre mbrohet dhe fuqizohet nga shtete të fuqishme dhe mike. Ne jemi mirënjohës për gjithçka që këni bërë dhe po bëni për vendin tonë theksoi kryeministri Hashim Thaçi para Grupit Ndërkombëtar Drejtues, në takimin e radhës që u zhvillua sot në Prishtinëmë shumë
Kryeministri Thaçi: Besojmë se sivjet ka një shkallë të përmirësimit në raport me kontributin e kaluar për Raportin e Progresit
09.06.2010Fjala e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Takimin e pestë të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropianmë shumë
Kryeministri Thaçi: Drejtësia është në dispozicion në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët
08.06.2010Ju siguroj, se unë dhe të gjithë në Qeverinë time, jemi shumë të vetëdijshëm se detyra jonë e parë dhe më e rëndësishme është që të meritojmë respektin tuaj. Dhe, mbi të gjitha të jetojmë me integritet dhe ndershmëri. Po punojmë zellshëm çdo ditë, për t ju ofruar një qeverisje që është po aq e mirë sa edhe qytetarët që iu shërben. Ne do të punojmë me EULEX-in dhe me partnerët të tjerë ndërkombëtarë në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë me qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Një sistem i cili inkurajon investimet, duke zbatuar kontratat dhe duke inkurajuar zgjidhjen e shpejt të mosmarrëveshjeve, duke i bërë të gjithë - madje edhe udhëheqësit tuaj të përgjegjshëm ndaj standardeve të njëjta. Ky synim është top prioritet i kësaj qeverie theksoi mes tjerash kryeministri Hashim Thaçi në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të venditmë shumë
Fjalime



